20 Tetor, 2026
Protestuesi në varfëri ekstreme / Nënës i heqin ndihmën ekonomike / Deputetja e PD Tabaku i vjen në ndihmë
Fadili është një protestues 17 vjeçar i cili u arrestua vetëm se po kërkon të drejtat e tij. Familja e tij jeton në varfëri ekstreme në fshatin Bërxull. I riu tregon se pak muaj më parë humbi babain ndërsa nënës…


Fadili është një protestues 17 vjeçar i cili u arrestua vetëm se po kërkon të drejtat e tij.
Familja e tij jeton në varfëri ekstreme në fshatin Bërxull. I riu tregon se pak muaj më parë humbi babain ndërsa nënës së tij i kanë hequr ndihmën ekonomike.
Në këto kushte, Fadil Balliu ka dalë të protestojë bashkë me vëllezërit por policia e arrestoi edhe pse nuk bëri asgjë sepse kërkon një të ardhme më të mirë.
Deputetja e PD Jorida Tabaku sjell historinë e të riut nga Bërxulla e cila po përpiqet që t’i vijë në ndihmë atij dhe familjes Balliu.












