IMPRESSUM

Shkodra Live është një media online e pavarur me seli në Shkodër, e themeluar në vitin 2018, e angazhuar në informimin e publikut për zhvillimet lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Që prej krijimit të saj, Shkodra Live ka ndërtuar një profil të dallueshëm në raportimin e lajmeve të terrenit, kronikës, çështjeve sociale, kulturës, sportit dhe aktiviteteve me interes publik.

Portali synon të ofrojë informacion të shpejtë, të verifikuar dhe të balancuar, duke respektuar standardet profesionale të gazetarisë dhe parimet e etikës mediatike.

Shkodra Live operon si organ zyrtar informativ i organizatës mediatike Edu Media, organizatë e themeluar në muajin dhjetor 2025 dhe e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë me vendim gjykate.

Redaksia e Shkodra Live funksionon mbi parimet e pavarësisë editoriale, transparencës, përgjegjshmërisë publike dhe respektimit të të drejtës për informim.

MISIONI

Misioni i Shkodra Live është të kontribuojë në informimin e drejtë të qytetarëve përmes raportimit profesional, promovimit të transparencës publike dhe pasqyrimit të zhvillimeve që ndikojnë jetën e komunitetit.

Portali mbështet lirinë e shprehjes, pluralizmin e mendimit, debatin publik dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar nga burime të besueshme.

POLITIKA EDITORIALE

Shkodra Live angazhohet të:

Verifikojë informacionin përpara publikimit;

Respektojë dinjitetin dhe privatësinë e individëve;

Sigurojë të drejtën e reagimit dhe përgënjeshtrimit;

Dallojë qartë përmbajtjen editoriale nga reklamat dhe materialet promovuese;

Respektojë legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të gazetarisë.

E DREJTA E AUTORIT

Të gjitha tekstet, fotografitë, videot, grafikat dhe materialet e tjera të publikuara në Shkodra Live mbrohen nga legjislacioni shqiptar dhe ndërkombëtar mbi të drejtën e autorit.
Riprodhimi, publikimi, transmetimi ose shpërndarja e materialeve lejohet vetëm me citimin e qartë të burimit dhe, kur kërkohet, me autorizim paraprak nga redaksia.

PËRGJEGJËSIA LIGJORE

Shkodra Live mban përgjegjësi vetëm për përmbajtjen e publikuar në platformat e saj zyrtare.

Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të tjera të internetit, platformave ose lidhjeve të jashtme që mund të referohen në materialet e publikuara.

© Shkodra Live – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

DREJTIMI EDITORIAL

Drejtues i Shkodra Live

Senad Nikshiqi

Gazetar me mbi 20 vite përvojë në median shqiptare. Ka marrë pjesë në trajnime të shumta profesionale brenda dhe jashtë vendit dhe ka bashkëpunuar me një sërë mediash kombëtare si News 24, gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare, shqiptarja.com dhe A2 CNN ku vazhdon që të mbuloje qarkun Shkodër, Lezhë dhe Malin e Zi.

Karrierën e tij e ka zhvilluar gjithashtu në mediat lokale Tv1 Channel, Tv Rozafa, Antena Nord dhe Star Plus Tv, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese në Star Plus Tv.

Ka përfunduar studimet e larta në degën Gazetari-Komunikim në vitin 2009 në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Është i certifikuar në trajnime të ndryshme profesionale brenda dhe jashtë vendit dhe është vlerësuar me çmimin “Hamit Boriçi”.

Është pjesë aktive e shoqatave mediatike dhe e Unionit të Gazetarëve në Shqipëri.

Kryeredaktor

Ardian Hoti

Gazetar terreni me eksperiencë të gjatë në median shqiptare në periudhën 2000–2018, duke kontribuar në media kombëtare si Vizion Plus, Top Channel dhe Gazeta Shqip për qarkun Shkodër dhe Malin e Zi, si dhe në media të shkruara si Gazeta Metropol, Gazeta Ekspres dhe Gazeta Ballkan.

Është bashkëautor në disa botime shkencore dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka një profil të spikatur si ekspert i medias, duke qenë i përfshirë në shumë trajnime me fokus edukimin mediatik brenda dhe jashtë vendit si dhe drejtues projektesh.
Prej vitit 2014 është pedagog i gazetarisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ndërsa në vitin 2021 ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në gazetari.

Është i certifikuar në një numër të madh trajnimesh profesionale dhe është vlerësuar me disa çmime në fushën e medias. Aktualisht ushtron gjithashtu funksione drejtuese në median lokale Star Plus TV.

TË DHËNAT E BOTUESIT

Media: Shkodra Live

Viti i themelimit: 2018

Qendra e aktivitetit: Shkodër, Shqipëri

Organizata botuese: Edu Media (shkodralive.com organ zyrtar i organizatës Edu Media)

KONTAKTET ZYRTARE

Telefoni i redaksisë:

+355 69 279 8896

Telefoni i Kryeredaktorit:

+355 69 204 4671

E-mail:

shkodralive@[email protected]

Drejtuesi:

[email protected]

Kryeredaktori:

[email protected]

Faqe WEB:

shkodralive.com

Na gjeni edhe në rrjetet sociale me emrin Shkodra Live:

Facebook, instagram, Tik Tok