Emrat / Dy persona në kërkim arrestohen në Rinas / Në pranga një turk i dyshuar për mashtrim

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit. Në pranga ka rënë një shtetas turk, 31 vjeç, i identifikuar me inicialet Enes Uguz, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Ai u kap në dalje…

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit.

Në pranga ka rënë një shtetas turk, 31 vjeç, i identifikuar me inicialet Enes Uguz, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.

Ai u kap në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi akuzohet nga autoritetet turke për mashtrim të kryer në kuadër të veprimtarisë tregtare.

Sipas policisë, Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhërarrestin për të më 31 korrik 2026.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ndërkohë, në hyrje të Shqipërisë është kapur edhe një 27-vjeçar, i identifikuar me inicialet Edison Vukaj, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Të dyja rastet janë evidentuar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në kuadër të kontrolleve për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

lajme të ngjashme