28 Shtator, 2026
Pasioni i një 12 vjeçari në Shkodër jashtë stërvitjes me ekipin / Ëndrra për t’u bërë një futbollist i madh i Vllaznisë
Ky fëmijë është një 12 vjeçar nga Shkodra i cili po stërvitet në mënyrë individuale. Ai është një futbollist i Akademisë Vllaznia U-13 dhe pasioni i madh që ka për futbollin e bën që të përgatitet edhe jashtë stërvitjes veçmas.…


Ky fëmijë është një 12 vjeçar nga Shkodra i cili po stërvitet në mënyrë individuale.
Ai është një futbollist i Akademisë Vllaznia U-13 dhe pasioni i madh që ka për futbollin e bën që të përgatitet edhe jashtë stërvitjes veçmas.
12 vjeçari që një ditë ëndërron të bëhet një futbollist i madh i Vllaznisë por edhe më gjërë, çdo ditë merr topin dhe stërvitet vetëm në këtë lloj mënyre duke shpresuar që kjont’i vlejë në të ardhmen.
Edhe pse ende në moshë të vogël dhe ka shumë kohë përpara, ai është një prej lojtarëve më shpresdhënës tek 13 vjeçarët e Vllaznisë.
Fakti që Shkodra prodhon herë pas herë lojtarë të talentuar, është ky pasion i madh që fëmijët dhe të rinjtë kanë për futbollin dhe sportin në përgjithësi.
Sot tek fëmijët dhe të rinjtë ka një mungesë të madhe vëmendjeje nga institucionet she fushat janë më të boshatisura se dikur por ende ka të vegjël si 12 vjeçari që zgjohen çdo ditë me ëndrrën për të qenë yjet e Vllaznisë.












