28 Shtator, 2026
Haga dënon Hashim Thaçin me 25 vite burg / Ish-presidenti i Kosovës shpallet fajtor për krime lufte / 81 vite burg në total për ish krerët e UÇK
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës dhe ish-drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, duke e dënuar me 25 vite burgim gjatë periudhës në luftën përballë Serbisë. Po me 25 vite është dënuar edhe…


Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës dhe ish-drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, duke e dënuar me 25 vite burgim gjatë periudhës në luftën përballë Serbisë.
Po me 25 vite është dënuar edhe Jakup Krasniqi dhe me 18 vite Kadri Veseli dhe 13 vite Rexhep Selimi.
Trupi gjykues e shpalli Thaçin fajtor për katër vepra të krimeve të luftës: vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar të personave gjatë luftës së Kosovës.
Vendimi u shpall sot, pas një procesi gjyqësor që nisi 6 vite më parë dhe që kishte në qendër akuzat për krime të kryera gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998–1999 në luftën ndaj Serbisë.
Në të njëjtin proces gjyqësor janë përfshirë edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të gjithë ish-drejtues të UÇK-së.
Prokuroria kishte kërkuar nga 45 vite burg për secilin prej katër të akuzuarve, ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.
Aktakuza përmbante gjithsej 10 pika, gjashtë prej tyre për krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekjen, burgosjen, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë dhe katër për krime lufte.
Sipas aktakuzës, veprat e pretenduara lidhen me periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999 dhe me disa zona në Kosovë, si dhe Kukësin e Cahanin në Shqipërinë e Veriut.
Procesi ka zgjatur për më shumë se tre vite në fazën e gjykimit. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar 134 dëshmitarë, ndërsa procedura e paraqitjes së provave u mbyll në dhjetor 2025.
Në shkurt 2026 u zhvilluan deklaratat përmbyllëse të palëve.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u transferuan në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë në nëntor të vitit 2020.
Që prej atëherë, çështja ka qenë një prej proceseve më të ndjekura në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare.
Vendimi i sotëm për Thaçin vjen në një klimë të fortë emocionale në Kosovë. Ditët e fundit, mijëra qytetarë janë mbledhur në Hagë, në Prishtinë, në Tiranë etj në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa janë shfaqur portrete të tyre dhe aktivitete publike në pritje të verdiktit.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përmblidhet vetëm te emrat dhe dënimet.
Vendimi i Hagës hap një kapitull të ri për një prej çështjeve më të ndjeshme të historisë së Kosovës.
Vendimi i shkallës së parë mund të ankimohet sipas procedurave të Dhomave të Specializuara.
Ky është një vendim i turpshëm duke dënuar ish krerët e UÇK në një kohë që ata dhe populli i Kosovës luftuan për të mbrojtur Kosovën nga krimet çnjerëzore të Serbisë.
Kjo luftë mori fund pas ndërhyrjes së NATO-s në bombardimin e Serbisë ndërsa sot pas pas 18 vitesh nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.












