Eurodeputetja gjermane ia thotë në sy Presidentes së BE Ursula Von Del Leyen: Nuk the asnjë fjalë për protestën në Shqipëri

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke ka ngritur kritika ndaj qëndrimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, lidhur me protestën që prej muajsh zhvillohet në Shqipëri, gjatë vizitën së Presidentes të BE në vendin tonë. Eurodeputetja Reintke i tha…

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke ka ngritur kritika ndaj qëndrimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, lidhur me protestën që prej muajsh zhvillohet në Shqipëri, gjatë vizitën së Presidentes të BE në vendin tonë.

Eurodeputetja Reintke i tha se Von Del Leyen se Presidentja e BE nuk mund të shkojë në Shqipëri, një vend aspirant për antarësimin në BE dhe të mos përmend asnjë fjalë për protestën që po zhvillohet për mbi 3 muaj për çdo ditë.

Reintke, bashkëkryetare e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, ka mbështetur publikisht protestuesit shqiptar që kundërshtojnë projektin e zhvillimit turistik në zonën e Zvërnecit, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit dhe më shumë transparencë në vendimmarrje.

Qëndrimi i saj vjen në një kohë kur vizita e Von der Leyen në Shqipëri ka nxitur debat mbi vëmendjen që drejtuesit europianë u kushtojnë protestave dhe shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë.

Kritikët kërkojnë që mbështetja për integrimin europian të shoqërohet edhe me reagime konkrete për çështjet që lidhen me demokracinë, llogaridhënien dhe mbrojtjen e interesit publik.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, më 23 shtator, Reintke iu bashkua protestuesve kundër projektit në Zvërnec, duke e vendosur çështjen e mbrojtjes së zonave natyrore në qendër të debatit europian.

Ajo ka kërkuar gjithashtu ndryshime në politikat shqiptare për zonat e mbrojtura dhe përafrimin e tyre me standardet e Bashkimit Europian.

Debati ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet europiane reagojnë ndaj problematikave të vendeve kandidate. Për shumë qytetarë shqiptarë, integrimi në BE nuk lidhet vetëm me negociatat dhe takimet zyrtare, por edhe me respektimin e standardeve demokratike, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

lajme të ngjashme