Musta: Në Elbasan më shanë drejtuesit jo tifozët, me qytetin jam në rregull / Futbollisti i Vllaznisë flet në pragndeshjen me Teutën

Futbollisti i Vllaznisë Emiljano Musta në orag të ndeshjes Vllaznia-Teuta tha se skuadra shkodrane do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon ndaj durrsakëve. Pavarësisht nisjes jo të mirë të kampionatit, Musta beson se Vllaznia do të jetë mes…

Futbollisti i Vllaznisë Emiljano Musta në orag të ndeshjes Vllaznia-Teuta tha se skuadra shkodrane do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon ndaj durrsakëve.

Pavarësisht nisjes jo të mirë të kampionatit, Musta beson se Vllaznia do të jetë mes ekipeve pretendente.

Mesfushori i Vllaznisë foli edhe për ndeshjen në Elbasan ku u sulmua me sharje dhe fyerje pafund gjatë gjithë asaj sfide.

Ai tha se ata që e shanë janë drejtues dhe pjesë e administratës dhe jo tifozët e vërtetë të Elbasanit. Musta shprehet se ka respekt për qytetin dhe se është në rregull me tifozlt atje si djal Elbasani.

Musta tha se ai është larguar nga Elbasani për shkak të ofertës qesharake që i kanë ofruar dhe se nuk ishte dëshira e tij që të largohej nga Elbasani.

Tashmë si pjesë e Vllaznisë, Musta thotë se do të japë maksimumin për të arritur objektivat me skuadrën shkodrane.

lajme të ngjashme