Tifozët e Vllaznisë sulmojnë autobusin e Teutës / Thyhen xhamat / Ndërhyn policia e Shkodrës

Ndeshja Vllaznia-Teuta përveç rivalitetit brenda fushës, kishte një përplasje në distancë gjatë 90 minutave mes dy tifozërive të cilat ishin të acaruara ndaj njëra-tjetrës. Ky acarim doli edhe përtej stadiumit, teksa tifozë të Vllaznisë kanë arritur që të godasin autobusin…

Ndeshja Vllaznia-Teuta përveç rivalitetit brenda fushës, kishte një përplasje në distancë gjatë 90 minutave mes dy tifozërive të cilat ishin të acaruara ndaj njëra-tjetrës.

Ky acarim doli edhe përtej stadiumit, teksa tifozë të Vllaznisë kanë arritur që të godasin autobusin e Teutës me gurë duke i thyer disa xhama.

Pas këtij sulmi në unazën perëndimore, kanë ndërhyrë forcat e policisë duke larguar tifozët shkodran të irrituar dhe duke qetësuar situatën.

Më pas autobusi i Teutës është shoqëruar nga forcat e policisë deri në dalje të qytetit duke vijuar rrugën drejt Durrësit.

Vllaznia e humbi 0-2 përballjen ndaj Teutës duke u futur në një situatë të vështirë pas 5 javësh kampionat me vetëm dy pikë të grumbulluara.

lajme të ngjashme