15 Nëntor, 2026
10 vite nga lumnimi i 38 martirëve, mesazhi i fortë i Imzot Giovanni Peragine: Mos e shisni ndërgjegjen për interesa personale dhe politike
Shkodra përkujton 38 martirët e Kishës Katolike, të cilët u përballën me përndjekjen, burgimin, torturat dhe vdekjen, por nuk hoqën dorë nga besimi. Në Meshën Solemne në Katedralen e Shën Shtjefnit, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, Imzot Giovanni Peragine, përcolli një mesazh…


Shkodra përkujton 38 martirët e Kishës Katolike, të cilët u përballën me përndjekjen, burgimin, torturat dhe vdekjen, por nuk hoqën dorë nga besimi.
Në Meshën Solemne në Katedralen e Shën Shtjefnit, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, Imzot Giovanni Peragine, përcolli një mesazh të fortë për shoqërinë shqiptare, duke kërkuar më shumë integritet, drejtësi, dashuri dhe besnikëri ndaj së vërtetës ndërsa tha që askush nuk duhet ta shesë ndërgjegjen për interesa personale dhe politike.
Në 10-vjetorin e lumnimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, Shkodra është kthyer në qendër të përkujtimit dhe reflektimit mbi një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së besimit në Shqipëri.
Në Katedralen e Shën Shtjefnit u kremtua Mesha e Shenjtë Solemne në nder të martirëve, të cilët gjatë regjimit komunist përjetuan përndjekjen, burgimin, dhunën dhe poshtërimin, por zgjodhën të mos tradhtonin besimin, Kishën dhe ndërgjegjen e tyre.












