20 Tetor, 2026
Rama nuk dorëhiqet: Orë të vështira / “Janë duart e opozitës, jo të studentëve që i mirëpres për zgjidhje”
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas dy ditëve të protestave dhe përplasjes së të rinjve me policinë. Kreu i qeverisë foli nga godina e Kolegjit të Europës që u dogj nga flakët. Rama nënkuptoi se nuk…


Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas dy ditëve të protestave dhe përplasjes së të rinjve me policinë.
Kreu i qeverisë foli nga godina e Kolegjit të Europës që u dogj nga flakët.
Rama nënkuptoi se nuk jep dorëheqje ndërsa pranoi se janë orë të vështira për Tiranën dhe Shqipërinë.
Kryeministri deklaroi se nuk janë duart e studentëve por duart e opozitës së maskuar që po krijojnë këtë situatë kaotike.
Kreu i qeverisë deklaroi se studentët janë të mirëpritur për të gjetur zgjidhje ndaj kërkesave të tyre.
Rama tha se të gjithë ata që kanë dëmtuar mjediset publike do të përballen me forcën e ligjit.
Sipas tij Shqipëria nuk ka kthim mbrapa dhe do vijojë rrugën e ëndërruar ndër breza drejt Europës.












