28 Shtator, 2026
Kryebashkiaku Beci prezanton dy zëvendës kryetarët e rinj / Ja kush janë
Kryetari i bashkisë Shkodër ka emlruar dy zëvendës kryetarët e rinj të këtij institucioni. Pas largimit të Rudin Bekës i cili dha dorëheqjen, vendi vakant është plotësuar nga Bekim Mema, i cili deri më tani ishte drejtor i zhvillimit ekonomik.…


Kryetari i bashkisë Shkodër ka emlruar dy zëvendës kryetarët e rinj të këtij institucioni.
Pas largimit të Rudin Bekës i cili dha dorëheqjen, vendi vakant është plotësuar nga Bekim Mema, i cili deri më tani ishte drejtor i zhvillimit ekonomik.
Ndërkohë një tjetër emërim është ai i Marjan Ndërshtiqaj.
Ky i fundit deri më tani ishte drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor. Ndërshtiqaj ka sakrifikuar këtë post për të kaluar si zëvendës kryetar i bashkisë Shkodër.
Prej kohësh pritej largimi i tij nga drejtoria e transportit duke marrë tashmë këtë pozicion të ri.
Në këtë mënyrë bashkia Shkodër kalon sërish me katër zëvendës kryetar, teksa Mema dhe Ndërshtiqaj i bashkohen Teuta Qytezës dhe Alban Prekës duke plotësuar numrin e plotë sepse më përpara ishte me tre të tillë.
Kryebashkiaku Beci zhvilloi një mbledhje me zëvendës kryetarët dhe disa prej drejtorëve duke prezantuar dy emërimet e reja duke thënë se në prioritet do jetë Shkodra.
Ja reagimi i plotë i Becit:
Dita nis në zyrë, për të diskutuar çështjet e ditës dhe prioritetet që kemi në vijim për qytetin dhe njësitë administrative.
Skuadrës sonë i janë bashkuar Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj, në detyrën e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër.
Ju uroj mirëseardhjen, suksese dhe punë të mbarë në përgjegjësitë e reja!
Sot kam edhe një falënderim të veçantë për Rudin Bekën, për kontributin e dhënë gjatë këtyre tri viteve në drejtimin e Bashkisë.
Rudini vazhdon të jetë pjesë e skuadrës sonë, tashmë në distancë të cilit i uroj suksese në sfidat e reja. Ai mbetet një mik i imi dhe një shkodran që e do fort qytetin e tij. 🤝












