28 Shtator, 2026
Shkodër 1999 / Lotët e një nëne shqiptare të Kosovës të dëbuar nga serbët
Një video e vitit 1999 rikthen një prej pamjeve më të dhimbshme të eksodit të shqiptarëve të Kosovës. Në Shkodër, mes mijëra njerëzve që kishin lënë pas shtëpitë, tokën dhe gjithçka kishin ndërtuar, një nënë kosovare nuk i mban dot…


Një video e vitit 1999 rikthen një prej pamjeve më të dhimbshme të eksodit të shqiptarëve të Kosovës.
Në Shkodër, mes mijëra njerëzve që kishin lënë pas shtëpitë, tokën dhe gjithçka kishin ndërtuar, një nënë kosovare nuk i mban dot lotët.
Ajo kishte ardhur në Shqipëri e dëbuar nga forcat serbe, pa e ditur se kur do të mund të kthehej në shtëpinë e saj.
Kamera e ka fiksuar në një moment të rëndë emocional. Nuk ka nevojë për shumë fjalë. Fytyra e saj, lotët dhe pasiguria tregojnë gjithçka.
Në vitin 1999, Kosova po përjetonte një nga tragjeditë më të mëdha të historisë së saj moderne pas krimeve makabre të Serbisë, vrasjeve dhe torturave nda shqiptarëve.
Qindra mijëra shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa Shqipëria hapi kufijtë dhe priti familjet e dëbuara.
Shkodra ishte një prej qyteteve që u kthye në strehë për shumë prej tyre bashkë me Kukësin duke u bërë dy qytetet me numrit më të mëdh të shqiptarëve të Kosovës të strehuar në Shqipëri.
27 vite më pas, kjo pamje mbetet një dëshmi e gjallë e asaj kohe që trfon dhimbjen e madhe dhe dëshpërimin e shqiptarëve të Kosovës në vitet e luftës.












