Beci: Do prishim gjitha ndërtimet pa leje / Nis aksioni në shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci” për lirimin e hapësirave publike

Ka nisur sot aksioni për lirimin e hapësirave të shkollës “Mati Logoreci” në Shkodër, të cilat prej vitesh ishin zënë nga ndërtime pa leje. Bashkia Shkodër ka nisur ndërhyrjen për shembjen dhe largimin e këtyre objekteve, me qëllim rikthimin e…

Ka nisur sot aksioni për lirimin e hapësirave të shkollës “Mati Logoreci” në Shkodër, të cilat prej vitesh ishin zënë nga ndërtime pa leje.

Bashkia Shkodër ka nisur ndërhyrjen për shembjen dhe largimin e këtyre objekteve, me qëllim rikthimin e ambienteve në funksion të nxënësve dhe përdorimin e tyre si hapësira sportive.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur nisjen e aksionit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se ndërhyrja do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në lirimin e plotë të hapësirave të shkollës.

Ja reagimi i kryebashkiakut Beci:

Sot nisëm çlirimin e hapësirave të shkollës “Mati Logoreci”.

Ambiente që duhet të ishin në funksion të nxënësve dhe të shërbenin si palestër, prej vitesh ishin zënë nga ndërtime pa leje, duke i marrë frymën shkollës.

Aksioni do të vijojë pa ndërprerje gjatë ditëve në vazhdim, deri në çlirimin e plotë të saj nga të gjitha objektet pa leje. Shkollat dhe hapësirat e fëmijëve janë të paprekshme.

Po ua rikthejmë nxënësve atë që u përket!

lajme të ngjashme