Skandal në Lushnje / Pedagogia i reciton diktatorit Enver Hoxha / Shkrimtarët e Lushnjes e duartrokasin / Aktiviteti brenda bibliotekës të muzeut

Një skandal ka ndodhur në muzeun e Lushnjes teksa një pedagoge atje i recitoi diktatorit Enver Hoxha gjatë një aktiviteti ku të pranishëm ishin shkrimtarët e Lushnjes. Skandali ndodhi brenda mjediseve të bibliotekës të muzeut të Lushnjes. Është më shumë…

Një skandal ka ndodhur në muzeun e Lushnjes teksa një pedagoge atje i recitoi diktatorit Enver Hoxha gjatë një aktiviteti ku të pranishëm ishin shkrimtarët e Lushnjes.

Skandali ndodhi brenda mjediseve të bibliotekës të muzeut të Lushnjes.

Është më shumë se turp që ende në vitin 2026 diktatori Enver Hoxha nderohet, i këndohet dhe duartrokitet kur ai është autori i 6 mijë të pushkatuarve me dhe pa gjyq, autori i 1 mijë të vdekurve në burgje, autori i 7 mijë të vdekurve në internime.

Rreth 35 mijë persona u burgosën dhe 60 mijë të tjerë u internuan duke vuajtur torturat çnjerëzore të regjimit komunist ndërsa sot figura e Enver Hoxhës lartësohet ende në një kohë kur është figura më e turpshme e historisë shqiptare.

Kjo video u publikua nga deputeti i PD Saimir Koreshi i cili shkruan:

Ne ambjentet e Bibliotekes, brenda godines se Muzeut te qytetit, i cili administrohet nga Bashkia Lushnje – glorifikohet diktatori, i kendohet dhe duartrokitet.

Kjo ne prani te kryetares se Bashkise, e cila ka marr dhe fjalen.

Nje turp i madh , nje skandal Bashkiak !!

Kryetarja e Bashkise Lushnjes, shoqja Eriselda Sefa, duhet te dal e te kerkoj ndjese publike perballe qytetareve dhe te perndjekurve, te cilet edhe sot e kesaj dite nuk gjejne dot eshtrat e familjareve te tyre nga bemat e diktatorit

Dhe me nje akt duhet te shkarkoj te gjithe orgranizatoret publik qe paguhen nga takstat tona, te cilat kane lejuar glorifikimin e diktratorit.

lajme të ngjashme