28 Shtator, 2026
Shkodër / Përplaset nga automjeti një person / Ja çfarë ndodhi
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, në zonën e rrethrrotullimit në lagjen “Mark Lula”. Sipas të dhënave paraprake, një person është përplasur nga një automjet teksa ndodhej në rrugë. Pas përplasjes, ai ka mbetur i shtrirë…


Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, në zonën e rrethrrotullimit në lagjen “Mark Lula”.
Sipas të dhënave paraprake, një person është përplasur nga një automjet teksa ndodhej në rrugë. Pas përplasjes, ai ka mbetur i shtrirë në tokë, ndërsa askush nuk e ka prekur duke pritur ambulancën.
Një furgon dyshohet se e ka përplasur personin ende të paidentifikuar që po lëvizte me një motor ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyra se si ka ndodhur përplasja.
Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet përkatëse për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet.
Në këtë aks të rrugës, qarkullimi është ngadalësuar për shkak të pranisë së automjetit të përfshirë në aksident dhe personave të mbledhur në vendngjarje.












