Prishja e ndërtimeve pa leje në shkollën “Mati Logoreci” / Drejtorja e shkollës: Mbështesim lirimin e hapësirave publike

Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Suela Tirana, ka vlerësuar ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër për lirimin dhe sistemimin e hapësirës përpara kësaj shkolle. Sipas saj, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të garantuar më shumë siguri dhe mirëqenie për nxënësit, duke…

Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Suela Tirana, ka vlerësuar ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër për lirimin dhe sistemimin e hapësirës përpara kësaj shkolle.

Sipas saj, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të garantuar më shumë siguri dhe mirëqenie për nxënësit, duke u krijuar atyre një mjedis më të përshtatshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Lirimi dhe sistemimi i hapësirës pritet ta bëjë zonën përpara shkollës më të rregullt dhe funksionale, jo vetëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik, por për të gjithë komunitetin e shkollës “Mati Logoreci”.

Dy ditë më parë bashkia Shkodër prishi ndërtimet pa leje në afërsi dhe oborr të kësaj shkolle duke krijuar më shumë hapësira për nxënësit.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë edhe në zona të tjera të Shkodrës.

lajme të ngjashme