Prishen ndërtimet pa leje tek shkolla “Martin Camaj” / Beci: Mësojnë 250 nxënës, do investojmë tek sheshi

Bashkia Shkodër ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Këtë radhë fadromat kanë shembur objekte pranë shkollës 9-vjeçare “Martin Camaj” në qytetin e Shkodrës. Kryebashkiaki Beci tha se në atë shesh do të investohet sepse janë 250 nxënës…

Bashkia Shkodër ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Këtë radhë fadromat kanë shembur objekte pranë shkollës 9-vjeçare “Martin Camaj” në qytetin e Shkodrës.

Kryebashkiaki Beci tha se në atë shesh do të investohet sepse janë 250 nxënës që kalojnë aty dhe mësojnë tek kjo shkollë.

Statusi i plotë i kryebashkiakut Beci:

Nisëm punën për transformimin e sheshit pranë shkollës “Martin Camaj”, ku mësojnë rreth 250 nxënës dhe ndodhet edhe kopshti i zonës.

Ndërhyrjet e para po i hapin rrugë investimit të ri të Bashkisë Shkodër, i cili përfshin rikualifikimin e sheshit, sistemimin e rrugëve lidhëse në të dyja anët dhe krijimin e hapësirave të posaçme për fëmijët dhe banorët.

Një tjetër zonë që do të ndryshojë, duke u kthyer në një mjedis më të sigurt, funksional dhe të bukur për të gjithë komunitetin. 😊

lajme të ngjashme