28 Shtator, 2026
Emri / Kapet me drogë 50 vjeçari në Vau Dejës / Policia finalizon operacionin “Territor i pastër”
143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa janë sekuestruar dhe asgjësuar në fshatin Vilës në Vau Dejës, ndërsa në pranga ka përfunduar 50-vjeçari Mark Delija, banues në Shkodër. Arrestimi i tij është kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau…


143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa janë sekuestruar dhe asgjësuar në fshatin Vilës në Vau Dejës, ndërsa në pranga ka përfunduar 50-vjeçari Mark Delija, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij është kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, që po zhvillohet kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore dhe kontrollet në terren dyshohet se Mark Delija kishte kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në territorin e fshatit Vilës.
Kontrollet janë kryer pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa policia vijon punën për evidentimin e rasteve të tjera të kultivimit dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari.
Bimët e dyshuara narkotike u gjetën në zonën e fshatit Vilës dhe më pas u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.












