28 Shtator, 2026
Kardinal Ernest Troshani lutje në varrin e Dom Lazër Sheldija, i arratisur në diktaturë / I pari misionar shqiptar në Amerikën Latine
Kardinali dom Ernest Troshani gjatë vizitës së tij në SHBA është ndalur tek varri i dom Lazër Sheldija duke kremtuar një lutje. Dom Lazër Sheldija është misionari i parë shqiptar në Amerikën Latine Momentin e lutjes pranë varrit të kardinalit…


Kardinali dom Ernest Troshani gjatë vizitës së tij në SHBA është ndalur tek varri i dom Lazër Sheldija duke kremtuar një lutje.
Dom Lazër Sheldija është misionari i parë shqiptar në Amerikën Latine
Momentin e lutjes pranë varrit të kardinalit Troshani e publikoi nipi i dom Lazër Sheldisë, dom Nikolin Sheldija i cili ka ndjekur edhe ai rrugën e meshtarisë.
Reagimi i dom Nikolin Sheldija, nipi i Dom Lazër Sheldisë:
Kardinali dom Ernest Simoni është lutur me përshpirtëri para varrit të Dom Lazër Sheldisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një lutje në heshtje, një kujtim në zemër dhe një jetë e kushtuar Krishtit.
Por kush është Dom Lazër Sheldija?
Dom Lazer Sheldija është
Misionari i parë shqiptar në Ameriken Latine.
Shërbeu si famullitar në kishën e Shën Jozefit në vitet 1964-1973 në dioqezën e Nova Friburgo Brazil.
Në qendrën baritore Shën Pjetri dhe Shën Pali, kremtoi meshën e shenjtë dhe sakramentet në kishën famullitare Holi Rosary R.C. Church.Bronx, New york në vitet 1974 – 1988.
Ipeshkvi Tuskolan, Mons. Luigi Liverzani asokohe shkruante për Dom Lazër Sheldija:
“asht nji meshtar i mrekullueshem, i mëshirshëm dhe me shpirt të madh, shumë i zellshëm për Shëlbimin e Shpirtnave dhe për jetën e krishtënë të populli të tij, mundet me ba nji shërbim shumë të madh sepse asht i jetësuar nga një bujari shumë e madhe”.
Dom Lazër Sheldija, seminaristi i arratisur nga komunizmi
Dom Lazër Sheldija lindi më 15 janar 1928, në fshatin Sheldi, jo shumë kilometra larg nga qyteti i Shkodrës.
Poeti i embëlsisë, martiri i shenjtë dom Ndre Zadeja, duke pikatur talentin dhe zellin për libra të Lazrit të vogël e ndihmon për të vijuar studimet për meshtari në Shkodër.
Në vitin 1941 dom Lazër Sheldija, filloi jetën studentore si seminarist jezuit, ku del me rezultate shumë të mira në mësime. Me mbylljen e seminarit, pas ardhjes në pushtet nga komunistët ateist, studenti Sheldija regjistrohet në gjimnazin e shtetit dhe më vonë bëhet mësues.
Meqenëse në shkollë ai fliste për vlerën pozitive të doktrinës kristiane, ai bie në sy të forcave të Sigurimit të Shtetit komunist, të cilët e kishin futur në rreth të kuq për ta arrestuar.
Duke e nuhatur rrezikun që e priste, ai mendoi të arratisej nga Shqipëria. Dhe një ditë ëndrrën e bëri realitet, duke shkuar drejt botës së lirë në ish Jugosllavi dhe më pas në vitin 1954 shkon në Vjenë (Austri).
I riu Lazër për t’u bërë meshtar shkon në Itali, ku regjistrohet në Universitetin e Urbinos, Propaganda Fide.
Në vitin 1960 ai bëhet meshtar. Duke parë nevojën e emigrantëve për meshtarë Selia e Shenjtë e emëron meshtarë kapelan i shqiptarëve për Europën Perëndimore.
Tre vjet më vonë, në vitin 1963 ai dërgohet si misionar i Krishtit në arkidioqezin e Rio De Janeros në Brasil, ku punoi deri në vitin 1973.
Në muajin mars të vitit 1973 dom Lazri vjen në Californi (SHBA), ku qëndron 6 muaj dhe më pas udhëton drejt New York me një vizë turistike.
Nga viti 1973-1988, qëndroi në New York, ku për 15 vjet i shërbeu komunitetit amerikan dhe shqiptarë, në kishën Holy Rossary, në Eastchester Road, Bronx, New York.
Më 22 nëntor të vitit 1988, ai gjendet i vdekur në shtëpinë e tij nga Policia e shtetit të New York. (NYPD). Dom Lazër Sheldija u varros me nderime dhe respekt nga komuniteti shqiptaro amerikan, në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, NY.
Në rrasën e varrit të misionarit të Krishtit dom Lazër Sheldia gjendet e shkruar në shqip ky epitaf:
“Në Përkujtim të Përjetshëm të Misionarit Katolik.”
Më 30 qershor 2005, në fshatin e lindjes në Sheldi të Shkodrës, u përurua monumenti i martirëve, që kanë shërbyer në Sheldi, ku tre pëllumba të bardhë simbolizojnë tre meshtarët: Dom Ndre Zadeja, dom Dedë Maçaj dhe dom Lazër Sheldija.












