Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt dekretohet nga Presidenti Begaj / Merr zyrtarisht detyrën / Përfundon takimi në Presidencë

Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar letrat kredenciale. Vizita e Wendt zgjati pak më shumë se një orë, ndërsa me këtë akt…

Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Vizita e Wendt zgjati pak më shumë se një orë, ndërsa me këtë akt diplomatik, ai nis zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i Uashingtonit në Tiranë, duke i dhënë fund një periudhe prej thuajse tre vitesh gjatë së cilës misioni diplomatik amerikan drejtohej nga të ngarkuar me punë.

Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Pas dorëzimit formal të letrave kredenciale, Presidenti Begaj dhe Wendt zhvilluan një takim kokë më kokë.

Eric Wendt vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë e me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kombëtare dhe diplomacisë ushtarake.

Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vite në Ushtrinë e SHBA-së, ku mbajti gradën e Gjenerallejtnantit.

Ndër të tjera, Wendt ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me trupat dhe drejtuesit e mbrojtjes së Shqipërisë, si dhe ka shërbyer pranë Departamentit të Shtetit në Ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem si Koordinator i Sigurisë.

lajme të ngjashme