Tritol në Lezhë / Lënda shpërthyese në një automjet

Një sasi tritoli ka shpërthyer në qytetin e Lezhës. Lënda eksplozive është vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet A.N. Makina ishte e parkuar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ja njoftimi i plotë i policisë Lezhë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth…

Një sasi tritoli ka shpërthyer në qytetin e Lezhës. Lënda eksplozive është vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet A.N. Makina ishte e parkuar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ja njoftimi i plotë i policisë Lezhë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

lajme të ngjashme