Shpërthen festa në Shkodër / Vllaznia fiton 1-0 ndaj Elbasanit Vllaznia / Uldedaj i jep fitoren kuqebluve

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Elbasanin. Kuqeblutë kanë siguruar tri pikë të vlefshme falë golit të Uljdedajt në pjesën e parë, në një ndeshje ku objektivi kryesor ishte rikthimi te rezultatet…

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Elbasanin.

Kuqeblutë kanë siguruar tri pikë të vlefshme falë golit të Uljdedajt në pjesën e parë, në një ndeshje ku objektivi kryesor ishte rikthimi te rezultatet pozitive.

Shkodranët kanë arritur të administrojnë avantazhin e krijuar që në fraksionin e parë të lojës, duke mos lejuar që Elbasani të gjejë rrugën e rrjetës.

Goli i Uljdedajt, i pari me bluzën e Vllaznisl, rezultoi vendimtar për fatin e takimit, duke i dhënë Vllaznisë një fitore që merr rëndësi jo vetëm për pikët e siguruara, por edhe për renditjen në kampionat.

Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet për momentin në vendin e gjashtë të klasifikimit, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve. Një pikë më pak nuk e ndan tashmë nga objektivat e saj, ndërsa në të njëjtën kuotë pikësh me shkodranët ndodhet edhe Vora, e cila ka një ndeshje për të zhvilluar.

Vora do të luajë ditën e nesërme përballë Dinamos dhe rezultati i këtij takimi mund të sjellë ndryshime të tjera në renditje. Për këtë arsye, pozicioni aktual i Vllaznisë në vendin e gjashtë mbetet i përkohshëm, deri në përfundimin e ndeshjeve të radhës.

Për kuqeblutë, tri pikët ndaj Elbasanit janë një sinjal i rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit. Në një sezon ku çdo rezultat ka peshën e vet, fitore të tilla janë të domosdoshme për të mos lejuar shkëputjen e rivalëve dhe për të mbajtur gjallë ambiciet për ngjitjen në pjesën e sipërme të tabelës.

Shkodranët vuajtën në pjesën e sytë por rrjeta mbeti e paprekur falë edhe pritjeve deçizive të portierit Jukak që po kalon një formë të shkëlqyer.

Tashmë vëmendja e Vllaznisë kalon te sfidat e ardhshme por më përpara do të ketë periudhën e pushimit për shkak të ndërprejes së kampionatit për ndeshjet e kombëtares.

lajme të ngjashme