Ushqim mes plehrave për të mbijetuar / Kazanët në Shkodër “burim jetese”

Në kazanët ku përditë hidhen mbetje ushqimore, rroba dhe sende të panevojshme, për disa të tjerë mund të fshihet e vetmja mundësi për të siguruar diçka për të ngrënë apo për të pasur një veshje. Dhjetra vetë çdo ditë, shihen…

Në kazanët ku përditë hidhen mbetje ushqimore, rroba dhe sende të panevojshme, për disa të tjerë mund të fshihet e vetmja mundësi për të siguruar diçka për të ngrënë apo për të pasur një veshje.

Dhjetra vetë çdo ditë, shihen duke kërkuar mes mbeturinave, duke kontrolluar qeset dhe kazanët, me shpresën se do të gjejnë diçka të vlefshme. Ushqim për të kaluar ditën, një palë rroba apo ndonjë send që mund t’u hyjë në punë.

Nuk është një pamje e rastësishme dhe as një realitet që shfaqet për herë të parë. Në pika të ndryshme të qytetit, kërkimi në kazanët e mbeturinave është kthyer në një pamje që përsëritet gjithnjë e më shpesh.

Burra, gra, fëmijë apo të moshuar ecin për orë të tëra duke kontrolluar koshat e mbeturinave me shpresën për të siguruar bukën e gojës.

Varfëria ekstreme në të cilën ndodhen këto familje i detyron që të shpresojnë të gjejnë ushqim në mbeturina.

Pas këtyre pamjeve fshihen histori njerëzish, vështirësi ekonomike dhe nevoja që shpesh mbeten larg vëmendjes publike. Njerëz që, përballë pamundësisë për të siguruar gjërat më elementare, detyrohen të kërkojnë mes asaj që të tjerët kanë hedhur.

Është një kontrast i dhimbshëm. Mbetjet që qytetarët hedhin, për të tjerë gjetja e tyre në një kazan mbeturinash mund të jetë një mundësi për të përballuar edhe një ditë tjetër.

Në një qytet, ku jeta duket se vazhdon normalisht, ka njerëz që detyrohen të kërkojnë në mbeturina për të mbijetuar.

Numri i këtyre personave ka ardhur duke u shtuar dhe kjo vetëm për shkak të varfërisl në të cilën jetojnë.

lajme të ngjashme