Bllokohet rruga Qafë Thore–Theth / Qarkullimi vetëm për mjetet e tonazhit të lartë

Rruga që lidh Qafë Thoren me Thethin është bllokuar në një prej segmenteve të saj, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve. Sipas informacionit të bërë të ditur nga banorë të zonës, në vendin e quajtur “Guri i Nën Shtegut” është bllokuar…

Rruga që lidh Qafë Thoren me Thethin është bllokuar në një prej segmenteve të saj, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacionit të bërë të ditur nga banorë të zonës, në vendin e quajtur “Guri i Nën Shtegut” është bllokuar kalimi, ndërsa aktualisht rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e tonazhit të lartë.

Problematika nuk kufizohet vetëm në aksin kryesor. I bllokuar është edhe vendi që lidh qendrën e Thethit me lagjet Nikgjonaj, Gjelaj dhe Okol teksa një urë e amortizuar që ndodhej aty ka përfunduar në rrjedhën e ujit duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe komunikimin mes këtyre zonave.

Situata krijon vështirësi për banorët dhe vizitorët që ndodhen në këtë zonë turistike të alpeve, ndërsa nevojitet ndërhyrje për rikthimin e qarkullimit normal në këto segmente rrugore.

lajme të ngjashme