Goditet me vezë makina e Ramës / Policia arreston protestuesit

Kryeministri Edi Rama është përballur me një protestë të papritur në zonën e Manzës, teksa udhëtonte drejt Gjirit të Lalëzit, ku po zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Një grup të rinjsh kanë dalë përgjatë rrugës ku po…

Kryeministri Edi Rama është përballur me një protestë të papritur në zonën e Manzës, teksa udhëtonte drejt Gjirit të Lalëzit, ku po zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Një grup të rinjsh kanë dalë përgjatë rrugës ku po kalonte autokolona e kryeministrit dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Rama.

Gjatë incidentit, protestuesit kanë brohoritur thirrjet kundër kryeministrit dhe kreut të opozitës, me sloganin: “Rama në burg, Berisha në burg!”.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur kryeministri po i drejtohej Asamblesë së PS-së në Lalëz.

Pas hedhjes së vezëve, ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar disa prej aktivistëve të përfshirë në protestë.

Pamjet e incidentit janë publikuar, ku shihet momenti kur protestuesit dalin në rrugë dhe qëllojnë me vezë autokolonën e kryeministrit.

Protesta në Manëz është një tjetër episod i kundërshtimit publik ndaj qeverisë, ndërsa thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë kthyer në një prej sloganeve të përdorura nga aktivistët gjatë tubimeve të fundit.

lajme të ngjashme