28 Shtator, 2026
Beci: Do lirohen hapësirat në rrugicën e Koplikëve / Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi nga afër bllokun e pallateve në rrugicën e Koplikëve, në lagjen “Qafëhardhi”, një tjetër zonë e përfshirë në planin e investimeve të bashkisë dhe lirimin e e hapësirave publike. I shoqëruar nga inxhinierë…


Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi nga afër bllokun e pallateve në rrugicën e Koplikëve, në lagjen “Qafëhardhi”, një tjetër zonë e përfshirë në planin e investimeve të bashkisë dhe lirimin e e hapësirave publike.
I shoqëruar nga inxhinierë dhe arkitektë, kryebashkiaku u njoh me gjendjen e hapësirës, e cila është zënë dhe lënë pas dore ndër vite.
Në kuadër të projektit parashikohet transformimi i plotë i zonës, me vëmendje të veçantë ndaj krijimit dhe sistemimit të parkimeve, këndeve të qëndrimit për të moshuarit dhe hapësirave të dedikuara për fëmijët.
Kjo do të realizohet duke prishur ndërtimet pa leje në atë zonë.












