Deputetja Koçeku: Kërcënimi kriminal ndaj meje me baza të forta / “Ramës nuk i thashë për dorëheqjen që të mos ndikohesha”

Deputetja e Pavarur Marjana Koçeku në një deklaratë për mediat gjatë kohës kur po zhvillohej seanca parlamentare u shpreh se kërcënimi kriminal ndaj saj pak kohë më parë është i bazuar mbi baza të forta dhe se i qëndron deri…

Deputetja e Pavarur Marjana Koçeku në një deklaratë për mediat gjatë kohës kur po zhvillohej seanca parlamentare u shpreh se kërcënimi kriminal ndaj saj pak kohë më parë është i bazuar mbi baza të forta dhe se i qëndron deri në fund atij denoncimi që bëri në facebook drejtuar fisit Bajri.

Deputetja Koçeku duke folur për dorëheqjen tha se nuk i ka treguar as kryeministrit Rama dhe askujt tjetër për faktin se nuk ka dashur asnjë lloj ndikimi.

Ajo foli edhe për seancën parlamentare ku tha se nuk iu dha fjala nga kryesuesi i seancës Niko Peleshi teksa kishte një fjalim pas dënimit të ish krerëve të UÇK një ditë më parë në Hagë për të marrë veprime konkrete ligjore nga shteti shqiptar. Deputetja Koçeku tha se nuk u lejua që të fliste për këtë kërkesë nga ana e saj.

lajme të ngjashme