Djali përballë babait / A do jenë ndeshje të pastra mes Elbasanit dhe Dinamos? / Ja si përgjigjet Glen Daja, djali i Ilir Dajës

Një përballje e veçantë pritet të jetë ajo mes Elbasanit dhe Dinamos, jo vetëm për rëndësinë që ka në kampionat, por edhe për faktin se në pankinat e dy skuadrave do të jenë babë e bir. Glen Daja, trajneri i…

Një përballje e veçantë pritet të jetë ajo mes Elbasanit dhe Dinamos, jo vetëm për rëndësinë që ka në kampionat, por edhe për faktin se në pankinat e dy skuadrave do të jenë babë e bir.

Glen Daja, trajneri i Elbasanit, do të përballet me babain e tij, Ilir Dajën, i cili drejton Dinamon.

Pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin e tij, Glen Daja u shpreh se pavarësisht lidhjes familjare, në fushën e lojës të dy do të jenë profesionistë dhe do të synojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje.

Ai tregoi se komunikimi mes tyre është i përditshëm, pasi jetojnë në të njëjtën shtëpi, por theksoi se secili ka idetë dhe filozofinë e vet për futbollin.

“Ne jemi profesionistë dhe në fushë do të mundohemi secili të fitojë ndeshjen. Normalisht që flasim, sepse jetojmë në një shtëpi, por secili ka idetë e veta”, u shpreh Glen Daja.

I pyetur nëse ndeshjet mes Elbasanit dhe Dinamos do të jenë të pastra, tekniku i pankinës verdheblu u shpreh se babai i tij Ilir Daja gjithmonë ka drejtuar me pastërti ekipet.

Në fund tregoi edhe porosinë që i ka dhënë babai që në fushë do e ketë kundërshtar dhe urimin në këtë rrugë të re.

lajme të ngjashme