Dukagjini qytet / Përplasje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës / Bjanku: Duhej formë tjetër / Vojvoda: Mos bëj ndarje krahinore o opozitar i fortë

Këshilli Bashkiak i Shkodrës u përfshi nga debate të forta lidhur me dhënien e pëlqimit për reformën e re territoriale. Bashkia Shkodër nuk pëson asnjë ndryshim sipas projekt ligjit të propozuar por nga ana tjetër i jep statusin qytet Dukagjinit…

Këshilli Bashkiak i Shkodrës u përfshi nga debate të forta lidhur me dhënien e pëlqimit për reformën e re territoriale.

Bashkia Shkodër nuk pëson asnjë ndryshim sipas projekt ligjit të propozuar por nga ana tjetër i jep statusin qytet Dukagjinit dhe Velipojës por është thjeshtë një riorganizim i brendshëm sepse nuk do të kenë kryetar bashkie dhe do vijojë e njëjta formë administrimi por me statusin e qytetit dhe jo të njësive administrative.

Këshilltari i PD Florjan Bjanku gjatë mbledhjes e kundërshtoi ndarjen e re territoriale bashkë me gjithë grupin e këshilltarëve demokrat.

Bjanku tha se për Dukagjinin dhe Velipojën duke qenë se qytetet janë urbane duhej të gjendej një formë tjetër emërtimi dhe organizimi.

Kjo irritoi këshilltarin bashkiak Fatmir Vojvoda i cili i bëri thirrje këshilltarit Bjanku që të mos bëjë ndarje krahinore dhe se nuk është ai dhe asnjë këshilltar që mund të vlerësojnë banorët e Dukagjinit si qytetar apo jo.

Bjanku sqaroi se nuk ishte kjo idea e tij dhe kërkoi falje nëse dikush e ka keqkuptuar duke thënë se bëhet fjalë vetëm për termin urban dhe jo përkatësinë apo diçka tjetër.

Në fund me 28 vota pro dhe 10 kundër, këshilli bashkiak votoi pro dhënies së pëlqimit për reformën e re territoriale ku bashkia Shkodër nuk pëson asnjë ndryshim përveç riorganizimit të brendshëm ku Dukagjini dhe Velipoja do kenë statusin e qytetit nga njësi administrative që ishin deri më tani.

lajme të ngjashme