Ea Zoga dhe Arseld Muça fitojnë “Luleborë” Frederik Ndoci: Të mos varrosen këngët e këtij festivali

Me një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të…

Me një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit.

Dy fituesit shprehën emocionet e tyre për këtë vlerësim në këtë festival të rëndësishëm.

Anëtari i jurisë, këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci teksa vlerësoi 16 krijimet e reja tha se këngët e festivalit “Luleborë” nuk duhet të varrosen por duhet që të gjendet mënyra që të sillen pranë publikut gjatë gjithë kohës.

Çmimi “Simon Gjoni”, për interpretuesin më të mirë të festivalit, iu dha artistit të ri Ivan Tanushi i cili falenderoi për këtë vlerësim që juria dhe publiku i bëri atij.

Një tjetër artiste që spikati ishte Sara Payman nga India, e cila ushqen një dashuri të veçantë për muzikën shqiptare.

Payman tha se tashmë është e dashuruar me këngët e vjetra shqiptare dhe dëshiron që t’i bëjë të njohur në të gjithë botën.

Ndërkohë juria, e përbërë nga Kolë Laca, Frederik Ndoci, Myfarete Laze, Mimoza Ahmeti dhe Rezarta Smaja, vlerësoi me çmimin e dytë këngën “Jehon pa za”, interpretuar nga Leonora Culiqi. Kënga është kompozuar nga Halit Shpuza, me tekst të Rozafa Shpuzës dhe orkestrim të Roland Gulit.

Ndërkohë, çmimi i tretë iu dha këngës “Kthehem”, interpretuar nga Lulka Merkulaj. Muzika dhe teksti mbajnë firmën e Arian Daijës, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Ilir Zoga.

Një pjesë e mbrëmjes iu kushtua edhe kompozitorit shkodran dhe drejtorit artistik të festivalit, Zef Çoba, në vlerësim të krijimtarisë së tij.

Festivali “Luleborë”, i zhvilluar më 5 dhe 6 nëntor në teatrin “Migjeni”, solli 16 krijime të reja, duke vijuar traditën e promovimit të këngës shkodrane dhe shqiptare.

Ea Zoga dhe Arseld Muça fitojnë “Luleborë” Frederik Ndoci: Të mos varrosen këngët e këtij festivali

Me një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit.

Dy fituesit shprehën emocionet e tyre për këtë vlerësim në këtë festival të rëndësishëm

Anëtari i jurisë, këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci teksa vlerësoi 16 krijimet e reja tha se këngët e festivalit “Luleborë” nuk duhet të varrosen por duhet që të gjendet mënyra që të sillen pranë publikut gjatë gjithë kohës.

Çmimi “Simon Gjoni”, për interpretuesin më të mirë të festivalit, iu dha artistit të ri Ivan Tanushi i cili falenderoi për këtë vlerësim që juria dhe publiku i bëri atij.

Një tjetër artiste që spikati ishte Sara Payman nga India, e cila ushqen një dashuri të veçantë për muzikën shqiptare.

Payman tha se tashmë është e dashuruar me këngët e vjetra shqiptare dhe dëshiron që t’i bëjë të njohur në të gjithë botën.

Ndërkohë juria, e përbërë nga Kolë Laca, Frederik Ndoci, Myfarete Laze, Mimoza Ahmeti dhe Rezarta Smaja, vlerësoi me çmimin e dytë këngën “Jehon pa za”, interpretuar nga Leonora Culiqi. Kënga është kompozuar nga Halit Shpuza, me tekst të Rozafa Shpuzës dhe orkestrim të Roland Gulit.

Ndërkohë, çmimi i tretë iu dha këngës “Kthehem”, interpretuar nga Lulka Merkulaj. Muzika dhe teksti mbajnë firmën e Arian Daijës, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Ilir Zoga.

Një pjesë e mbrëmjes iu kushtua edhe kompozitorit shkodran dhe drejtorit artistik të festivalit, Zef Çoba, në vlerësim të krijimtarisë së tij.

Festivali “Luleborë”, i zhvilluar më 5 dhe 6 nëntor në teatrin “Migjeni”, solli 16 krijime të reja, duke vijuar traditën e promovimit të këngës shkodrane dhe shqiptare.

lajme të ngjashme