15 Nëntor, 2026
Emri / Arrestohet me drogë 57-vjeçari në Vau Dejës / Policia e Shkodrës disa muaj hetime
Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në kultivimin e 78 bimëve narkotike dhe prodhimin e mbi 24 kilogramëve kanabis në zonën e Temalit, në Vaun e Dejës. I arrestuari është Ndue Nikaj, banues…


Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në kultivimin e 78 bimëve narkotike dhe prodhimin e mbi 24 kilogramëve kanabis në zonën e Temalit, në Vaun e Dejës.
I arrestuari është Ndue Nikaj, banues në Shkodër, i cili është identifikuar pas disa muajsh hetime nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Vila”, ndërsa hetimet kanë zbuluar dyshime për përfshirjen e 57-vjeçarit në veprimtarinë e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për 24 kilogramë e 240 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 78 bimë të së njëjtës lëndë, të cilat u zbuluan dhe u sekuestruan nga Policia më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.
Pas dokumentimit të dyshimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e Ndue Nikajt, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë veprimtari dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.












