14 Nëntor, 2026
Emri / Arrestohet në Zogaj malazezi / I kërkuar për grup kriminal
Aleksandar Sekuliç, 52 vjeç, është arrestuar në zonën e Zogajt në Shkodër, pranë kufirit me Malin e Zi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica. Shtetasi malazez akuzohet nga drejtësia e vendit të tij si pjesëtar i një…


Aleksandar Sekuliç, 52 vjeç, është arrestuar në zonën e Zogajt në Shkodër, pranë kufirit me Malin e Zi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica.
Shtetasi malazez akuzohet nga drejtësia e vendit të tij si pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në veprimtarinë e narkotikëve.
Gjykata e Podgoricës, me vendim të datës 27 nëntor 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arrestimi u krye nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Zogaj”.
52-vjeçari, banues në Podgoricë, është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Malit të Zi.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.












