28 Shtator, 2026
Emri / Ja kush është drejtori i ri i shërbimit të transportit rrugor në Shkodër
Pas largimit të Marjan Ndërshtiqaj si drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor është mësuar emri që do ta zëvendësojë në këtë post të rëndësishëm. Ndërshtiqaj u emërua si zëvendës kryetar i bashkisë Shkodër duke marrë këtë detyrë të re…


Pas largimit të Marjan Ndërshtiqaj si drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor është mësuar emri që do ta zëvendësojë në këtë post të rëndësishëm.
Ndërshtiqaj u emërua si zëvendës kryetar i bashkisë Shkodër duke marrë këtë detyrë të re ndërsa tashmë është zbuluar se kush do të jetë pasuesi i tij tek ajo që njihet ndryshe si drejtoria e targave.
Sipas burimeve pritet që të emërohet Gert Haka si drejtori i ri i shërbimit të transportit rrugor.
Haka është djali i ish drejtores të arsimit në Shkodër Afërdita Çoku Haka i cili do të emërohet si drejtor rajonal në atë post.
Këto ditë pritet që të bëhet edhe prezantimi zyrtar i Gert Hakës si drejtues i ri.
Ndërkohë në ditët në vazhdim pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera në radhët e drejtorive rajonale të PS.
Edita Shoshi është drejtorja rajonale e AKU ndërsa një tjetër lëvizje ishte ajo e Sara Gjurgjej në drejtim të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor e cila zëvendësoi Jetmir Lumaj.
Tashmë pas kësaj lëvizje të Ndërshtiqaj dhe emërimit të Hakaj që pritet këto ditë, do vijojnë të tjera ndryshime në radhët e drejtorive të PS.












