Emri / Kapet 71 vjeçari nga Vau Dejësi / I dënuar në Itali me 9 vite për prostitucion

Një 71-vjeçar nga Vau i Dejës është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte dënuar me 9 vite burg për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit. Në pranga ka rënë Kol Ndoj, banues në Vaun e Dejës, i…

Një 71-vjeçar nga Vau i Dejës është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte dënuar me 9 vite burg për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit.

Në pranga ka rënë Kol Ndoj, banues në Vaun e Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Kapja e tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës.

Sipas policisë së shtetit, Kol Ndoj ishte dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23 prill 2021, për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë nisur procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

lajme të ngjashme