Emri / Kapet me 1 kg kokainë në Muriqan / Policia e Shkodrës arreston 56 vjeçarin

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentoi të fuste në Shqipëri mbi 1 kilogram kokainë. Në pranga ka rënë Arben Hysaj, i cili udhëtonte me një automjet tip “Renault”. Droga u zbulua gjatë kontrollit…

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentoi të fuste në Shqipëri mbi 1 kilogram kokainë. Në pranga ka rënë Arben Hysaj, i cili udhëtonte me një automjet tip “Renault”.

Droga u zbulua gjatë kontrollit të automjetit në hyrje të Shqipërisë. Pas analizës së riskut, policia kufitare dhe autoritetet doganore vendosën ta kalonin makinën në kontroll të detajuar, në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, brenda një çante në automjet u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram.
Në përfundim të veprimeve, Arben Hysaj u arrestua, ndërsa kokaina dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.

Operacioni u kodua “Bashkëpunimi” dhe u zhvillua në koordinim mes policisë kufitare dhe doganës në Muriqan.

lajme të ngjashme