28 Shtator, 2026
Fermerja shkodrane: Punoj tokën pasi me vdiq burri / Shpallet fituese në grantet inovative të bashkisë Shkodër
Pas një momenti të vështirë në jetën e saj, pas humbjes së bashkëshortit, Drinilda Dakaj zgjodhi të mos largohej nga toka, por ta kthente atë në një mundësi për të ndërtuar të ardhmen e familjes. Sera pranë shtëpisë u shndërrua…


Pas një momenti të vështirë në jetën e saj, pas humbjes së bashkëshortit, Drinilda Dakaj zgjodhi të mos largohej nga toka, por ta kthente atë në një mundësi për të ndërtuar të ardhmen e familjes.
Sera pranë shtëpisë u shndërrua hap pas hapi në një burim të ardhurash, ndërsa sot puna bujqësore është kthyer në një aktivitet familjar që ajo e zhvillon së bashku me fëmijët e saj.
Prodhimet kanë gjetur treg kryesisht në restorantet e zonave turistike, ndërsa mbështetja përmes Skemës së Grantit për Biznese Inovative të Bashkisë Shkodër i jep mundësinë të zgjerojë serën dhe të rrisë prodhimin.
Këtë histori e publikoi kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale prezanton rastin e Drinilda Dakajt si një shembull të një pune të nisur pranë shtëpisë dhe që synon të kthehet në një biznes familjar të qëndrueshëm.
Ja se çfarë shkruan kryebashkiaku Benet Beci:
Drinilda Dakaj është një nga fitueset e Skemës së Grantit për Biznese Inovative të Bashkisë Shkodër.
Në një moment të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit, ajo zgjodhi ta shihte mundësinë aty ku shumë të tjerë po largohen: te toka.
Serën pranë shtëpisë e ktheu në një burim të ardhurash, një punë që sot e zhvillon së bashku me fëmijët e saj.
Hap pas hapi, ka krijuar edhe tregun për prodhimet, kryesisht në restorantet e zonave turistike. Tani synon të zgjerojë serën dhe të rrisë prodhimin.
Me mbështetjen e grantit, një punë e nisur pranë shtëpisë ka mundësinë të kthehet në një biznes familjar që rritet dhe krijon të ardhme. 🌱












