Fitorja me Tiranën / Trajneri i Vllaznisë: S’jam ëndrrimtar por punoj për ëndrrat

Trajneri i Vllaznisë Csabo Lazslo pas fitores ndaj Tiranës në shifrat 2-0 deklaroi se ende ekipi i tij ka shumë punë. Tekniku kuqeblu tha se skuadra e tij pavarësisht fitores, edhe sot ashtu si me Egnatian bëri disa gabime që…

Trajneri i Vllaznisë Csabo Lazslo pas fitores ndaj Tiranës në shifrat 2-0 deklaroi se ende ekipi i tij ka shumë punë.

Tekniku kuqeblu tha se skuadra e tij pavarësisht fitores, edhe sot ashtu si me Egnatian bëri disa gabime që nuk duhet të ndodhin, sidomos në fillim të ndeshjes.

Gjithsesi Lazslo është i kënaqur me pjesën tjetër të lojës dhe fitoren e arritur në klasiken e futbollit shqiptar.

Trajneri i Vllaznisë vijon të jetë i mendimit se objektiv kryesor është ngjitja në tabelën e renditjes që tashmë ka nisur ndërsa tha se nuk është ëndrrimtar por punon për ëndrrat.

lajme të ngjashme