28 Shtator, 2026
Këshilli Bashkiak i Shkodrës jep pëlqimin për reformën e re territoriale / PD: Turp, Shkodra e vetmja që e miraton
Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar dhënien e pëlqimit për ndryshimet në reformën e re territoriale. Bashkia Shkodër nga ana e saj do të qëndrojë në kufijtë aktual duke mos patur bashkim apo shkrirje të njësive. Dhënia e pëlqimit u…


Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar dhënien e pëlqimit për ndryshimet në reformën e re territoriale.
Bashkia Shkodër nga ana e saj do të qëndrojë në kufijtë aktual duke mos patur bashkim apo shkrirje të njësive.
Dhënia e pëlqimit u miratua me 28 vota e PS dhe PSD sepse PD e kundërshtoi duke mos qenë dakord.
Demokratët u shprehën se ky është një projektligj i PS që vjen për dhënie pëlqimi dhe miratimin e socialistëve e quajtën të turpshëm.
Këshilltarja e opozitës Glorja Shllaku deklaroi se Këshilli Bashkiak i Shkodrës bëhet i pari që e miraton dhënien e pëlqimit për reformën e re territoriale ndryshe nga bashkitë e tjera që kanë dalë në protesta duke qenë kundër.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Oltion Luli hodhi poshtë akuzat e opozitës duke thënë se propozimi ka ardhur nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo nga PS siç u pretendua.
Pavarësisht debateve dhe kundërshtive të opozitës, Këshilli i Bashkisë Shkodër e miratoi dhënien e pëlqimit për reformën e re territoriale bashkë me propozimet përkatëse që do t’i shkojnë Kuvendit për shqyrtim të mëtejshëm.












