28 Shtator, 2026
Mbyllet shkolla 9 vjeçare e Muriqanit / Demokratja Mehmeti denoncon rastin / ZVA: E kërkuan vetë prindërit
Ish kandidatja për deputete e PD Shkodër Senada Mehmeti ka denoncuar mbylljen e shkollës 9 vjeçare “Veli Tela” në Muriqan të njësisë Ana e Malit. Mehmeti e quan një skandal mbylljen e kësaj shkolle dhe fajësom qeverinë shqiptare që sipas…


Ish kandidatja për deputete e PD Shkodër Senada Mehmeti ka denoncuar mbylljen e shkollës 9 vjeçare “Veli Tela” në Muriqan të njësisë Ana e Malit.
Mehmeti e quan një skandal mbylljen e kësaj shkolle dhe fajësom qeverinë shqiptare që sipas saj po mbyll gjithnjë e më shumë shkolla dhe qendra shëndetësore duke detyruar banorët që të shpopullojnë fshatrat.
Ndërkohë Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër konfirmon se janë vetë prindërit e nxënësve që ishin në shkollën “Veli Tela” të Muriqanit të cilët kanë kërkuar transferimin e fëmijëve të tyre në një shkollë tjetër në atë zonë.












