28 Shtator, 2026
Ministrja e Shëndetësisë: Në janar vjen Pet Skaner / Tom Doshi e kërkoi kur askush nuk fliste
Mungesa e një aparature PET/CT në sistemin publik shëndetësor është një problem i madh për pacientët shqiptarë. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2025 ishte Tom Doshi ai që e ngriti publikisht këtë çështje, në një kohë kur ajo nuk ishte…


Mungesa e një aparature PET/CT në sistemin publik shëndetësor është një problem i madh për pacientët shqiptarë.
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2025 ishte Tom Doshi ai që e ngriti publikisht këtë çështje, në një kohë kur ajo nuk ishte në qendër të diskutimit publik.
Kreu i PSD-së denoncoi faktin se pacientët me kancer, rreth 80 mijë shqiptarë, detyroheshin t’i drejtoheshin sektorit privat, ku një ekzaminim PET/CT kushtonte rreth 1500 euro. Pajisja kishte mbërritur në Shqipëri që në vitin 2021, por vetëm në një spital privat.
Aktualisht janë rreth 7 mijë raste të reja në vit, një shifër tejet e lartë që tregon nevojën emergjente për atë paisje.
Më shumë se një vit pas deklaratave të Doshit, ministrja e shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vendosur një afat për sjelljen e PET/CT në sistemin publik, duke deklaruar se nëse pajisja nuk mbërrin deri në fillim të vitit 2027, ajo do të japë dorëheqjen.
Blerja e PET/CT për QSUT është ndërkohë e parashikuar edhe në dokumentet buxhetore të vitit 2026 por nuk është realizuar ende.
Për Doshin, kjo është një tjetër dëshmi se problemet që prekin drejtpërdrejt qytetarët duhet të ngrihen dhe të kërkohet zgjidhja e tyre.
Fakti që çështja e PET/CT, e ngritur prej tij në fushatën e 2025-ës, sot është pjesë e një projekti konkret për sistemin publik, e vendos këtë iniciativë në një kontekst të qartë, të qenit pranë njerëzve dhe problemeve të tyre reale.
Kreu i PSD gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe publike ka treguar angazhimin dhe ndihmesën për shtresat në nevojë duke qenë pranë si dhe duke u bërë zëri i tyre.












