14 Nëntor, 2026
Pamjet historike të faljes së gjakut në 1993 / Pajtimi i dy familjeve në kishën e Shkrelit në Malësinë e Madhe
Kanë kaluar më shumë se tri dekada nga viti 1993, kur në ambientet e Kishës së Shkrelit në Malësi të Madhe u regjistrua një ngjarje historike e pajtimit të gjaqeve në Shqipërinë e veriut. Sot, pamjet dokumentare të asaj kohe…


Kanë kaluar më shumë se tri dekada nga viti 1993, kur në ambientet e Kishës së Shkrelit në Malësi të Madhe u regjistrua një ngjarje historike e pajtimit të gjaqeve në Shqipërinë e veriut. Sot, pamjet dokumentare të asaj kohe po qarkullojnë sërish, duke rikthyer në vëmendje të opinionit publik mesazhin e fuqishëm të jetës dhe të triumfit mbi kodet e egra të vetëgjyqësisë.
Viti 1993, ishte në një nga periudhat më të vështira të historisë së Malësisë, menjëherë pas rënies së komunizmit dhe thuajse kur shteti nuk funksiononte, fenomeni i gjakmarrjes kishte futur në izolim disa familje.
Fran Pashku kërkoi falje publikisht, në prani të mijëra bashkëfshatarëve, përfaqësuesve të klerit katolik dhe misionarëve të pajtimit.
Me këtë vendim, familja tjetër, jo vetëm që pranoi faljen dhe mbylli një histori dhimbjeje, por u dha mundësinë njerëzve të ngujuar të rifitonin lirinë dhe të riktheheshin në jetën normale.
Më shumë se tri dekada më vonë, ky veprim mbetet një nga shembujt domethënës të humanizmit dhe traditës së pajtimit në Malësinë e Madhe.
Ende në ditët e sotme fenomeni i gjakmarrjes është prezent kryesisht në Shkodër dhe veriun e Shqipërisë duke vijuar që të krijojë plagë të thella shoqërore.












