28 Shtator, 2026
Shkodra mbushet me qen endacak / Bashkitë e tjera i sjellin me furgona
Qentë endacak në Shkodër muajt e fundit janë kthyer sërish në një shqetësim të madh. Shumë rrugë të qytetit në qendër por edhe periferi janë me një prani të shtuar të qenve endacak. Kjo problematikë vjen për shkak se bashkitë…


Qentë endacak në Shkodër muajt e fundit janë kthyer sërish në një shqetësim të madh.
Shumë rrugë të qytetit në qendër por edhe periferi janë me një prani të shtuar të qenve endacak.
Kjo problematikë vjen për shkak se bashkitë e tjera nga qytete të ndryshme të Shqipërisë i sjellin me furgona duke i zbritur në Shkodër.
Transportimi i paligjshëm i tyre nga bashkitë e tjera i qenve endacak ndodh herë pas here duke mbushur kështu rrugët e qytetit.
Në Shkodër ka një strehë për kafshët endacake dhe shumë shpejt do të jetë gati edhe një tjetër për shkak të numrit të lartë të tyre.
Pavarësisht këtyre investimeve duke qenë ndër qytetet e vetme që i trajton në këtë mënyrë duke se kjo situatë nuk do të zgjidhet asnjëherë dhe nuk do të mjaftojnë sado qendra për strehimin e kafshëve të ndërtohen.
Kjo për shkak se qytetet e tjera gjatë orëve të natës apo herët në mëngjes i sjellin dhe i lënë në rrugët e Shkodrës pa asnjë përgjegjësi.
Kjo problematikë u ngrit edhe sëfundmi në këshillin bashkiak të Shkodrës ndërsa është sjellë si shqetësim edhe më përpara.
Siç duket është e pamundur që policia vendore e Shkodrës bashkë me instancat e bashkisë të monitorojnë momentet kur bëhet transportimi i kafshëve endacake nga qytete të tjera në Shkodër në mënyrë që të parandalohet ky fenomen dhe personat që abuzojnë në këtë mënyrë të ndëshkohen.
Nëse do të vijojë kjo mënyrë funksionimi në Shkodër nuk do të mjaftojnë as dhjetra strehëza të kafshëve endacake.












