14 Nëntor, 2026
Xhubleta rrezikon të mbetet pa trashëgimtar / Hapet Akademia Burimore “Plisi dhe Xhubleta”
Rreziku i humbjes së trashëgimtarëve për dijebërjen e xhubletës është i madh në ditët që jetojmë. Gjithnjë e më shumë interesi nga institucionet e kulturës është më i pakët edhe pse xhubleta tashmë është pjesë e UNESCO. Duke parë këtë…


Rreziku i humbjes së trashëgimtarëve për dijebërjen e xhubletës është i madh në ditët që jetojmë.
Gjithnjë e më shumë interesi nga institucionet e kulturës është më i pakët edhe pse xhubleta tashmë është pjesë e UNESCO.
Duke parë këtë rrezik, Shkodra është bërë me një hapësirë të re kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare. Akademia e Artit Burimor “Plisi dhe Xhubleta” synon të shërbejë si një qendër për organizimin e aktiviteteve, kurseve dhe veprimtarive të ndryshme.
Dijeberësja File Kola u shpreh se mjeshtëria dhe tradita kanë nevojë për përkrahje, pasi rrezikojnë të humbasin në mungesë të trashëgimtarëve që mund t’i përcjellin më tej.
Ndërsa lahutari Pretash Nikaj vuri theksin te nevoja që kjo akademi t’i kushtojë vëmendje edhe lahutës, si një tjetër element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore.
Akademia “Plisi & Xhubleta” i dedikohet ruajtjes, promovimit, kultivimit dhe trashëgimit të pasurive më të çmuara etnokulturore shqiptare, ku një vend të veçantë zënë edhe elementet e trashëgimisë të mbrojtura nga UNESCO.












