Zjarr në Trush të poshtëm të Vau Dejësit / Dyshohet se është i qëllimshëm

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, pjesë e bashkisë Vau Dejës. Zjarri ka rënë në orët e mbrëmjes dhe pas njoftimit nga banorë të zonës, forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur punën…

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, pjesë e bashkisë Vau Dejës.

Zjarri ka rënë në orët e mbrëmjes dhe pas njoftimit nga banorë të zonës, forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur punën për shuarjen e flakëve.

Zjarrëfikësit kanë arritur që ta neutralizojnë vatrën e zjarrit duke e vënë nën kontroll ndlrsa ka mjaftuar vetëm një mjet zjarrëfikës.

Ajo që dyshohet është se zjarri është i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm duke shkaktuar kështu dëme në mjedis.

lajme të ngjashme