VIDEO / Komunisti Bruçi: Enver Hoxha dhe Skenderbeu dy kolonat e kombit shqiptar / Deklaratat në sytë e zyrtarëve vendor që nuk u distancuan

Sekretari i Partisë së Punës Gjon Bruçi në 82 vjetorin e përkujtimit të rënies së Vasil Shantos, Reshit Rusit dhe Rifat Manjanit riktheu simbolet komuniste teksa nderoi bustin në Malësinë e Madhe gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar nga bashkia atje…

Sekretari i Partisë së Punës Gjon Bruçi në 82 vjetorin e përkujtimit të rënies së Vasil Shantos, Reshit Rusit dhe Rifat Manjanit riktheu simbolet komuniste teksa nderoi bustin në Malësinë e Madhe gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar nga bashkia atje dhe veterenët e LANC

Bruçi deklaroi në fjalën e tij se lufta e Enver Hoxhës dhe ajo e Skenderbeut janë dy më të lavdishmet që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

Në këtë mënyrë Bruçi barazoi një diktator si Enver Hoxha me heroin kombëtar Skenderbeu.

Këto deklarata u bënë në praninë e zëvendës kryetarit të bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndreca, përfaqësuesve të Prefekturës së Qarkut Shkodër dhe zyrtarëve të tjerë vendor të cilët nuk u distancuan në momentin kur Bruçi po fliste por vijuan normalisht aktivitetin.

Ligji nuk i ndalon këto deklarata realisht sepse krimet e komunizmit, simbolet dhe deklaratat pro komuniste nuk ndalohen me ligj edhe pse kjo kërkohet prej vitesh.

Ajo që mund të bëjnë zyrtarët është distancimi si dhe mos përfshirja në aktivitete e këtyre personazheve që vijojnë të nderojnë dikatorin famëkeq Enver Hoxha dhe shfaqin me krenari simbolet komuniste.

Video e plotë link në komentin e parë.

lajme të ngjashme