26 Tetor, 2026
Emri / Lokal për lojëra fati dhe drogë / Arrestohet 47 vjeçari, një tjetër në kërkim
Një lokal në qytetin e Koplikut është zbuluar i përshtatur për lojëra fati dhe, sipas policisë, edhe për shitjen e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “MULTIGAMES”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Alban Kurtaj, 47 vjeç, punonjës i…


Një lokal në qytetin e Koplikut është zbuluar i përshtatur për lojëra fati dhe, sipas policisë, edhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “MULTIGAMES”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Alban Kurtaj, 47 vjeç, punonjës i lokalit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar 6 makineta elektronike për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një grirëse që dyshohet se përdorej për lëndët narkotike.
Në vijim të operacionit është shpallur në kërkim edhe shtetasi me inicialet E. C., 51 vjeç, banues në Koplik dhe administrator i lokalit. Policia bën me dije se po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Operacioni u zhvillua nga strukturat e policisë së Shkodrës që hetojnë krimet ekonomike dhe narkotikët, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”.












