27 Tetor, 2026
Emrat / Francezi arrestohet nga policia e Shkodrës / Aksidentoi për vdekje 83 vjeçarin
Gjon Nikaj, 83 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Kryebushat, ku u përplasën dy automjete. Njëra…


Gjon Nikaj, 83 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Kryebushat, ku u përplasën dy automjete.
Njëra prej makinave drejtohej nga Gjon Nikaj, ndërsa automjeti tjetër drejtohej nga Pascal Lemoine, 67 vjeç, shtetas franceze.
Pas përplasjes, 83-vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, humbi jetën.
Pascal Lemoine është shoqëruar në ambientet e policisë në Shkodër për veprimet e mëtejshme dhe më pas është vënë në pranga.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërsa vijon dokumentimi i plotë i ngjarjes.












