26 Tetor, 2026
67 studentë më shumë në universitetin e Shkodrës se një vit më parë / Rektorja Dragusha: Zgjedhja më e mirë
Sot universiteti i Shkodrës hapi dyert për të pritur studentët në vitin e ri akademik, ashtu si në të gjithë vendin. Në auditoret e universitetit “Luigj Gurakuqi” këtë vit ulen 67 studentë më shumë se një vit më parë, u…


Sot universiteti i Shkodrës hapi dyert për të pritur studentët në vitin e ri akademik, ashtu si në të gjithë vendin.
Në auditoret e universitetit “Luigj Gurakuqi” këtë vit ulen 67 studentë më shumë se një vit më parë, u shpreh rektorja e këtij universiteti Blerta Dragusha.
Në sezonin akademik 2026-2027 janë 973 studentë, 67 më shumë ose 8% më shumë se vitin e kaluar.
Në fjalën e saj rektorja Dragusha uroi studentët, stafet pedagogjike dhe prindërit për vitin e ri akademik duke thënë se universiteti i Shkodrës është zgjedhja e duhur.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në fakultetin ekonomik të universitetit të Shkodrës në praninë e studentëve dhe pedagogëve.












