Kryebashkiaku Beci: Mirëmengjes nga stadiumi / Zëvendësohen ulëset e dëmtuara të tribunës VIP dhe pankinave

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci e ka nisur ditën nga stadiumi “Loro Boriçi” teksa po zëvendësohen ulëset e dëmtuara të tribunës VIP dhe dy pankinave të ekipeve. Kryebashkiaku Beci tha se është një investim i rëndësishëm duke i dhënë…

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci e ka nisur ditën nga stadiumi “Loro Boriçi” teksa po zëvendësohen ulëset e dëmtuara të tribunës VIP dhe dy pankinave të ekipeve.

Kryebashkiaku Beci tha se është një investim i rëndësishëm duke i dhënë një tjetër imazh stadiumit të qytetit i cili ka nevojë edhe për ndërhyrje të tjera që pritet të realizohen.

Gjatë këtij inspektimi kreu i bashkisë tha se shpreson që kjo ndërhyrje të shoqërohet me një fitore të Vllaznisë më 11 tetor si dhe me suksese të skuadrës kuqeblu.

lajme të ngjashme