27 Tetor, 2026
110 vjetori i shkollës së Bajzës / 93 vjeçari mes emocionesh flet si ish nxënësi më i vjetër
Shkolla 9 vjeçare e Bajzës festoi 110 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë jubile të rëndësishëm, kjo shkollë organizoi një aktivitet festiv me breza të tërë ish nxënësish dhe ish mësues të asaj shkolle. Dikur në bankat e shkollës,…


Shkolla 9 vjeçare e Bajzës festoi 110 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë jubile të rëndësishëm, kjo shkollë organizoi një aktivitet festiv me breza të tërë ish nxënësish dhe ish mësues të asaj shkolle.
Dikur në bankat e shkollës, sot të rritur, shumë prej tyre janë arsimuar duke qenë personalitete të rëndësishme të Malësisë së Madhe por edhe të Shqipërisë duke marrë dijet e para në atë shkollë.
Një moment i veçantë në këtë datë të rëndësishme ishte një 93 vjeçar, Rrok Muçaj i cili është aktualisht ish nxënësi më i vjetër i asaj shkolle.
Mes emocionesh, 93 vjeçari i cili bën pjesë ndër brezat e parë të shkollës së Bajzës tregoi se ndjehet i lumtur që ishte nxënës i asaj shkolle dhe për faktin që pati mundësinë të përkujtojë të gjithë shokët, shoqet dhe ish mësues ndër vite të cilët nuk jetojnë më.












